
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke e cilësuar si pasojë të drejtpërdrejtë të, siç e quajti ai, “mashtrimit politik” nga një Albin Kurti që po e mban Kosovën peng.
Haradinaj tha se kjo situatë është rezultat i mungesës së përgjegjësisë dhe i manipulimit të opinionit.
“Për fat të keq jemi duke paguar çmimin se i kemi besuar një mashtruesi. Për mua nuk është befasi, ju e dini vlerësimin tim për të, por edhe kjo situatë duhet të marrë fund diku – mashtruesi s’mundet pa kufi që të tallet me një vend. Gjithë ne tjerët jemi peng i tij,” tha Haradinaj.
Ai shtoi se takimet dhe zhvillimet e fundit politike janë vetëm një farsë, dhe se Kosova po dëmtohet vazhdimisht nga mungesa e zgjidhjes.
“Këto takimet, përrallat janë veç hajgare – një njeri është duke mbajtur peng Kosovën e duke i bërë të këqija,” u shpreh Haradinaj.