Ballina

Abdixhiku pas takimit: Kurti s’e respektoi vendimin e Kushtetueses, e pranoi që se ka shumicën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit me liderët politikë, duke e quajtur atë “një farsë publike” dhe jo një përpjekje substanciale për zgjidhjen e krizës institucionale.

“I gjithë ky takim ishte një farsë publike. Fatkeqësisht, droja jonë u vërtetua. Qëndrimet e Kurtit mbetën të pandryshuara, dhe ai as nuk e respektoi, as nuk e interpretoi siç duhet vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” u shpreh Abdixhiku.

“Ai theksoi se përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon partisë fituese, ndërsa sipas tij, Kurti e pranoi se nuk ka shumicë, por kërkoi kushte të njëjta si më parë, duke refuzuar votimin e fshehtë si mundësi reale.
I gjithë ky takim ishte një fars publike se sa një substanciale, fatkeqësisht droja jonë u vërtetua në këtë takim meqenëse qëndrimet e Kurtit ishin të njëjta dhe as nuk e respektonin as interpretonin njëjtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe për çështjen e votimit të fshtehtë dhe çështjen e përgjegjësisë. Përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon partisë fituese, Kurti e pranoj që nuk ka shumicë por kërkojë kushtëzime në pozicionet paraprake që ka pasur deri më tani ajo ishte ose të votohet ose të rrëzohet votimi i fshehtë”, tha Abdixhiku.

“Me plot zemër do të votonim me 20 vota kundër për kandidatin që ata propozojnë. Nuk mund të marrim pjesë në shkelje kundër aktgjykimit të Kushtetueses.  Po bëjmë thirrje që të na jepet e drejta për voim, përderisa po na kërkohet ta votojmë diçka jokushtetuese. I ka votat për një emrat e tjërë”, shtoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button