A u arrit marrëveshja LVV-LDK? Flet Manxhuka

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve të djeshme që është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, për bashkëqeverisje.

Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, ka deklaruar për IndeksOnline se LVV-ja po bën përpjekje maksimale që të zgjidhet çështja e presidentit dhe të mos ketë sërish zgjedhje.

“Ne përpiqemi maksimalisht. Jemi aktiv e konstruktiv për takime dhe bashkëbisedime, të hapur e të sinqertë për marrëveshje. Shpresojmë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe të na çojë në zgjedhje përsëri” ka thënë Manxhuka.

Gjatë ditës së djeshme, u raportua se marrëveshja LVV-LDK parasheh që LDK-së t’i jipen tri ministri dhe pozita e kryeparlamentarit, teksa LVV-ja të ketë përparësinë e emrit të presidentit.

Raportimet u bënë në mesin e tensioneve të brendshme të LDK-së dhe pak ditë pas takimit Kurti-Abdixhiku.

Të premten që shkoi, si kryetari i LVV-së, ashtu edhe ai i LDK-së, deklaruan pas takimit se u dakorduan që të ketë takime të radhës, por pa përmendur që kanë arritur marrëveshje lidhur me ndarjen e pushteteve dhe hyrjen në koalicion pas-zgjedhor.

Artikuj të tjerë

Back to top button