A vendoset sot për presidentin? Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish pas pak

Një takim tjetër mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillohet pas pak.

Është paraparë që dyshja të takohen në orën 12:00, për t’i vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Ndërkohë, sa në Kuvend e sa jashtë tij, emrat që po diskutohen për kryetar shteti janë Nikë Gjeloshi, Haki Demolli, Faton Bislimi dhe Bekim Sejdiu.

Artikuj të tjerë

Back to top button