AAK nis Kuvendin e Përgjithshëm, përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme në parti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, me të cilën po përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme në parti.
Pjesa solemne e Kuvendit pritet të fillojë në ora 11:30, ku para të pranishmëve do të adresohen kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër i kësaj partie, Ardian Gjini.
Në kuadër të këtij Kuvendi, do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të partisë dhe e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.



