Aksident me fatalitet në Junik, humb jetën drejtuesi i katërçikletës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Jasiq të Junikut.

Në aksident është përfshirë një katërçikletë, ndërsa vozitësi i saj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, si dhe prokurori i shtetit.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.

Artikuj të tjerë

Back to top button