Aksident mes traktorit dhe një vetur në Malishevë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, ku janë përfshirë një mjet pune (traktor) dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi,  e cila bëri të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin,” ka thënë Krasniqi

Artikuj të tjerë

Back to top button