Aksident në Ozdrim të Pejës, dy të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, tha ai.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka thënë Rugova.

Artikuj të tjerë

Back to top button