Arrestohen tre persona për vjedhje të pyllit në Zubin Potok

Tre persona janë arrestuar e më pasë janë liruar në procedurë të rregullt nën dyshimin për “vjedhje të pyllit”, në fshatin Mokra Gora të Zubin Potokut. Në tre lokacione të ndryshme, siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, janë sekuestruar: (dy kombi, një traktor me rimorkio dhe gjashtë motorrë sharra).
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar tri raste të ndara, vepër penale (vjedhje e pyllit), thuhet në njoftim.
Policia thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe trajtimin e veprave penale, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.



