
Një person është arrestuar në lagjen “Marigona”.
Ai dyshohet për përfshirje në krim të organizuar dhe kishte urdhërarrest edhe nga Suedia.
Lagjja Marigona, 01.12.2025 22:30.
Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar.
Ai po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52,480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentshoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë “Rolex”, dy DVR-ja të kamerave dhe një veturë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje



