Arrestohet një person në Prishtinë, nën dyshimin per kanosje dhe posedim të lëndëve narkotike

Policia në Prishtinë e ka arrestuar një të dyshuar pasi i kanë gjetur një shufër metali dhe një sasi të vogël të substancave narkotike të llojit kokainë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 15.07.2026, rreth orës 03:25, në rrugën “Fahri Fazliu”.

“I dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur viktimën mashkull kosovar.” ,njofton Policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si kanosje dhe posedim i narkotikëve.

Artikuj të tjerë

Back to top button