Arrestohet një shtetas serb në Prishtinë, ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Të enjten rreth orës 16:00, Policia ka arrestuar një person, ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, thuhet se i arrestuari është shtetas serb.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas serb pasi që i njëjti kishte urdhër arrest. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Policia.



