Autoritetet italiane arrestojnë 12 shqiptarë, dyshohet se kryen 63 vjedhje të rënda, si dhe vepra penale të lëndëve narkotike

Një mega-operacion i suksesshëm i autoriteteve italiane ka çuar në shkatërrimin e tre grupeve kriminale të përbëra nga shtetas shqiptarë, të cilët kishin kthyer në makth hotelet luksoze në veri të vendit.

Gjatë këtij aksioni të gjerë, karabinierët kanë arrestuar 12 persona, ndërsa pesë të dyshuar të tjerë janë vendosur në masën…
Ndërkohë, dy anëtarë të tjerë të këtij rrjeti vazhdojnë të jenë ende në kërkim nga autoritetet italiane.

Gjatë këtij aksioni të gjerë, karabinierët kanë arrestuar 12 persona, ndërsa pesë të dyshuar të tjerë janë vendosur në masën e arrestit shtëpiak. Ndërkohë, dy anëtarë të tjerë të këtij rrjeti vazhdojnë të jenë ende në kërkim nga autoritetet italiane.

Sipas raportimeve të mediave lokale, të dyshuarit janë shqiptarë rreth moshës 30-vjeçare, të cilët vepronin të ndarë në tri grupe të ndryshme. Ata akuzohen se kanë kryer gjithsej 63 vjedhje të dokumentuara, duke shënjestruar kryesisht hotelet elitare me katër dhe pesë yje që ndodhen në provincën autonome të Bolzanos. Dëmi i shkaktuar nga këto raste grabitjesh vlerësohet të jetë i madh, duke kapur vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Hetimet për këtë rrjet të organizuar kishin nisur që në gusht të vitit 2025 nga karabinierët, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Publike të Bolzanos, pas një shtimi të menjëhershëm të rasteve të vjedhjeve në objektet hoteliere të asaj zone. Mirëpo, gjatë fazës së hetimeve dhe kontrolleve të rrepta të ushtruara ndaj personave të dyshuar, policia ka zbuluar edhe një detaj tjetër të rëndësishëm, duke u sekuestruar atyre rreth tre kilogramë kokainë

Artikuj të tjerë

Back to top button