Sekuestrohen 36 orë të padeklaruara në pikën kufitare Hani i Elezit

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të mosdeklarimit të mallrave në pikën kufitare Hani i Elezit.

Rasti ka ndodhur më 10 korrik 2026, në hyrje të Republikës së Kosovës, ku gjatë kontrollit në vijën e dytë është ndaluar një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i huaj.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh janë gjetur të fshehura 36 orë dore, të cilat nuk ishin deklaruar nga drejtuesi i automjetit.

“Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave”, thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button