IKSHPK i bën thirrje grupeve të rrezikuara të vaksinohen kundër gripit sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje profesionistëve shëndetësorë dhe personave që u përkasin grupeve në rrezik të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Përmes një njoftimi, IKShPK-ja ka theksuar rëndësinë e vaksinimit si masë parandaluese për zvogëlimin e rrezikut nga gripi dhe ndërlikimet që mund të shkaktojë.Sipas institutit, profesionistët shëndetësorë kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik, ndërsa vaksinimi kontribuon në mbrojtjen e tyre, të pacientëve dhe të komunitetit.

IKShPK-ja ka theksuar se vaksinimi është veçanërisht i rëndësishëm për personat që janë më të rrezikuar nga gripi sezonal dhe ndërlikimet e tij.“Vaksinohuni sot për një sezonë më të sigurt të gripit!”, thuhet në njoftim

Artikuj të tjerë

Back to top button