
Bashkatdhetarët që udhëtojnë drejt Kosovës nga shtetet e Bashkimit Evropian, apo anasjelltas, duke kaluar transit nëpër Kroaci, duhet të kenë kujdes nga rregullat e reja për pajisjet dimërore të automjeteve.
Nga 15 nëntori, në Kroaci ka hyrë në fuqi detyrimi për pajisje dimërore, i cili do të jetë në fuqi deri më 15 prill 2027.
Në rrugët e përcaktuara si rrugë dimërore, ky detyrim vlen edhe kur nuk ka borë dhe as ngrica në asfalt.
Automjetet duhet të jenë të pajisura me katër goma dimërore me shenjën M+S ose 3PMSF. Alternativë janë gomat verore me profil minimal prej 4 milimetrash, së bashku me zinxhirë për rrotat tërheqëse.
Gjobat për shoferët që nuk i respektojnë këto rregulla arrijnë deri në 130 euro, ndërsa për kompanitë dhe subjektet afariste mund të shkojnë nga 660 deri në 1.999 euro.
Kujdes i veçantë kërkohet edhe në aksin përmes Likës dhe Gorski Kotarit, si dhe në disa segmente të autostradave.
Ndërkaq, në rast të borës ose akullit, pajisjet dimërore janë të detyrueshme në të gjitha rrugët e Kroacisë.
Bashkatdhetarët që përdorin Kroacinë si rrugë tranziti gjatë udhëtimeve drejt Kosovës apo vendeve të BE-së këshillohen të kontrollojnë pajisjet e automjeteve para nisjes, për të shmangur gjobat dhe problemet gjatë udhëtimit.



