
Pas katër ditësh kërkimesh, është gjetur 31-vjeçari M.O., zhdukja e të cilit ishte raportuar në Policinë e Ferizajt më 11 nëntor.
Sipas Policisë, personi ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer më.
Ai është gjetur më 15 nëntor, rreth orës 01:30, në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë dhe prokurori kompetent.



