Brenda 24 orëve në Kosovë u raportuan pesë raste të dhunës në familje

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në disa qytete të vendit.Më 07.06.2026, u raportuan raste në Klinë, Gjakovë, Rahovec dhe Mitrovicë të Veriut, ndërsa Policia ka intervistuar disa të dyshuar, ndërsa një person vazhdon të jetë në kërkim. Sipas Policisë, në Klinë një burrë u arrestua nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj një gruaje, por pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, në një rast të raportuar në orët e mëngjesit, një person i dyshuar, i cili sipas Policisë ishte nën ndikimin e alkoolit, u arrestua për dhunë në familje dhe më pas u lirua me vendim të prokurorit.Në një rast tjetër të raportuar në Gjakovë, i dyshuari ndodhet ende në kërkim policor. Në Rahovec është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një gruaje, teksa me urdhër të prokurorit rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.Edhe në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast i dhunës në familje, ku i dyshuari u intervistua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në raportin 24 orësh nuk janë dhënë detaje shtesë për rrethanat e këtyre rasteve

Artikuj të tjerë

Back to top button