
Trajneri Michael Carrick nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të Marcus Rashford te Manchester United, duke theksuar se ende nuk ka një vendim përfundimtar për të ardhmen e sulmuesit anglez.
“Në kohën e duhur do të merren vendime, edhe për Marcusin… dhe asgjë nuk është vendosur ende për të ardhmen e tij këtu”, ka deklaruar Carrick, duke lënë gjithçka të hapur për muajt në vijim, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Barcelona ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, por ende nuk ka vendosur nëse do të paguajë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh.
Klubi katalanas synon të ristrukturojë marrëveshjen, ndërsa Manchester United mbetet i palëkundur në kërkesën e tij: 30 milionë euro ose asnjë marrëveshje.
Situata mbetet në zhvillim, me Rashfordin që ndodhet në një moment kyç të karrierës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë afatit kalimtar veror.



