
Dje është mbajtur seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ndërkaq, të martën, më 21 prill, do të shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla
Sipas avokatit të Murselit, Shemsedin Piraj, për veprën penale për të cilën klienti i tij akuzohet nga prokuroria, ligji parasheh dënim prej 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm, shkruan Insajderi.
Edhe prokurorja Javorka Prelinçeviq i ka kërkuar trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtarët Fatime Dermaku, Gent Beka dhe Alban Ajvazi, që të tre të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.
Të njëjtën kërkesë e patën edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj, dhe avokati i tyre, Leotrim Syla.



