Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, si shkak i erërave të forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Kështu ndodhi edhe në Mitrovicë, ku është dëmtuar sot fusha e klubit FC Mitrovica e cila do të bëjë garat në Ligën e Parë.
Lajmi u bë i ditur nga klubi mitrovicas, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
“Erërat e forta që përfshinë Mitrovicën kanë shkaktuar dëme të mëdha në fushën sportive të FC Mitrovica, duke vështirësuar zhvillimin normal të stërvitjeve dhe aktiviteteve të klubit.
Si klub, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe sponsorëve të mundëshme që të na dalin në ndihmë për sanimin sa më të shpejtë të dëmeve, në mënyrë që fëmijët dhe futbollistët tanë të vazhdojnë stërvitjet në kushte të sigurta dhe normale”, shkruhet në njoftimin e tyre.



