Dhomat e Specializuara të Hagës: I vazhdohet paraburgimi Hashim Thaçit

Dhomat e Specializuara të Hagës i kanë vazhduar ish-presidentit Hashim Thaçi paraburgimin për çështjen e dytë gjyqësore për pengim të drejtësisë.

Vendimi është marrë të mërkurën më 30 shtator, sipas një njoftimi të Dhomave të Specializuara.

Gjyqtari i rastit konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që, sipas tij, Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra penale të tjera.

“Gjykatësi mori parasysh gjithashtu edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen gjyqësore KSC-BC-2020-06 kohët e fundit dhe konstatoi se ato nuk e ndryshonin nevojën për rishikime periodike të paraburgimit të tij në çështjen aktuale, që në parim vlerësohet në bazë të faktorëve në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button