
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkim dhe vazhdim të kërkimit të drejtësisë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Duke iu drejtuar protestuesve në Prishtinë, Krasniqi tha se aktgjykimi nuk prek vetëm katër individë, por, sipas tij, një histori më të gjerë të popullit të Kosovës.
“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme. Jam para jush jo vetëm si biri i një njeriu që po përballet me këtë padrejtësi, por si biri i këtij populli”, tha ai.



