
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, gjatë vizitës në rrugën Lamë–Kllokoq, pa nga afër ecurinë e punimeve, të cilat tashmë janë në fazën përfundimtare.
Projekti përfshin rikonstruktimin dhe asfaltimin e 3.4 kilometrave rrugë, me vlerë investimi prej 687,811.53 euro.
Rruga po realizohet me dy shtresa asfalti, me trashësi 7 cm dhe 4 cm, ndërsa projekti përfshin edhe sistemin e drenazhimit, sinjalizimin dhe elementet e sigurisë


