FC Drita zyrtarisht kampion të Superligës së Kosovës

FC Drita zyrtarisht ka  marrë trofeun e Super ligës së Kosovës sot pas ndeshjes me SC Gjilanin.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultat 2-0 në favor të SC Gjilanit, mirëpo në fund trofeu shkon për “Intelektualët”.

FC Drita ka arritur t’i grumbullojë plotë 66 pikë pas 35 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa sot ka pranuar zyrtarisht edhe trofeun.

Ndërsa për festen e titullit, është planifikuar që në 21:00 të ketë festë afër teatrit të qytetit në Gjilan.

Artikuj të tjerë

Back to top button