Flet djali i Jakup Krasniqit: Vitet larg tij kanë qenë të vështira për familjen, çdo ditë e ëndërroj kthimin e tij në Kosovë

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka folur për pritjen e familjes që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës të kthehet nga Haga

Në emisionin “Weekend”, ai ka thënë se pesë vitet e ndarjes kanë qenë të vështira për familjen

Sipas tij, vizitat dhe komunikimi përmes video-telefonatave i ka lehtësuar sadopak mungesën.

“E ëndërroj çdo ditë kthimin e tij në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se shpreson që jo vetëm babai i tij, por edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së që ndodhen në Hagë, të kthehen në Kosovë.“Jo vetëm babai, por të gjithë shokët e tij që gjinden atje padrejtësisht të kthehen në vendin e tyre ku ata sakrifikuan gjithçka që të kemi një shtet të pavarur”, ka deklaruar ai.

Deklarimi se ata po mbahen “padrejtësisht” në Hagë përfaqëson qëndrimin e Krasniqit.

Jakup Krasniqi është një nga ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Artikuj të tjerë

Back to top button