Prezantimi i programit të Qeverisë “Kurti 4”: Mbeshtetje prej 100 eurosh për gjyshërit e gjyshet që kujdesën për nipërit e mbesat

Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të Qeverisë së re ka paralajmëruar mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj për gjyshet dhe gjyshërit që kujdesen për nipërit ose mbesat e tyre.

Sipas masës së prezantuar, nga kjo mbështetje do të përfitojnë gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit dhe mbesat e moshës 13 deri në 36 muaj, në rastet kur të dy prindërit janë të punësuar.

Mbështetja prej 100 eurosh do të jetë shtesë mujore mbi pensionin që ata tashmë marrin.Kurti ka thënë se përmes kësaj mase synohet të mbështeten njëkohësisht prindërit, gjyshërit dhe familja, duke u mundësuar prindërve që të vazhdojnë angazhimin e tyre në tregun e punës.

Masa ishte prezantuar më herët nga Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të programit “Gjenerata për Gjeneratë”

Artikuj të tjerë

Back to top button