FSHEHJA E GJURMËVE “Lule Gjeli” largon një pjesë të madhe të postimeve në Facebook

Profili “famëkeq” me pseudonimin “Lule Gjeli” ka filluar largimin e një pjese të përmbajtjes linçuese, fyese e propaganduese ndaj opozitës, mediave dhe kundërshtarëve të pushtetit.

Postimi i fundit që figuron në profilin fiktiv është një i shtatorit të vitit 2025. Kjo nënkupton se llogaria fiktive ka fshirë një pjesë të madhe të përmbajtjes së saj në Facebook.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar hetimet ndaj profilit në Facebook “Lule Gjeli”.

Dyshohet se një nga administruesit e faqes është Gent Prokshi, një njeri i afërt me eksponentë të ndryshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Artikuj të tjerë

Back to top button