FSK dhe ushtria gjermane realizuan trajnimin Bazik për Kërkim-Shpëtim Urban

Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim u realizua Trajnimi Bazik për Kërkim-Shpëtim Urban, niveli bazik me pjesëmarrjen e personelit nga njësitet e FSK-së, edhe pjesëtarë nga Ushtria e Republikës Federale të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Ushtrisë së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit.
“Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Ushtrisë Gjermane kontribuoi në shkëmbimin e përvojave, ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të standardeve të përbashkëta të trajnimit”, thuhet në njoftim.



