Garda Revolucionare iraniane: 26 anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit për 24 orë

Garda Revolucionare iraniane ka pohuar se 26 anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë anije cisternash nafte dhe anije të tjera tregtare.
“Kjo ka ndodhur me koordinimin dhe sigurinë e ofruar nga Marina e IRGC-së”, tha forca ushtarake në një deklaratë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv
Më herët sot, u raportua se të paktën tre anije që transportonin naftë të papërpunuar kishin kaluar korridorin kryesor të transportit detar.
IRGC-ja përsëriti pretendimet iraniane se kalimi lejohet me koordinim paraprak me Iranin, pasi qeveria dëshiron të vendosë një regjim takse në ngushticë.



