Gazetari Faton Mehmeti: Në nëntor nuk përjashtohet mundësia të ketë arrestime të reja ndaj ish – komandatëve të tjerë të UÇK, ndërkaq nga Haga nuk ka asnjë konfirmim zyrtar

Gazetari Faton Mehmeti ka ngritur pretendime të reja lidhur me zhvillimet që sipas saj, mund te vijnë nga Haga gjatë muajve të ardhshëm nuk përjashtohet mundësia për arrestime të reja të ish komandatëve të UÇK-së.

Në një intervistë për VIP Magazine, Mehmeti ka deklaruat se gjatë muajve nëntor mund të ketë arrestime të reja dhe thotë se tashmë dihen emrat e personave që mund të preken nga këto zhvillime.

Gazetari Mehmeti kishte folur dhe më herët publikisht me 17 shtator ka deklaruar se në nëntor pritet të ketë arrestime

Në diskutim janë përmendur emrat: Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa,Latif Gashi dhe Sylejman Selimi.

Vlenë të theksohet se përmendja e këtyre emrave në proces gjyqësor apo në deklarata publike nuk nënkupton që ndaj tyre egzistojnë urdhër-arreste aktakuza apo vendime për arrestim

Deri më tani nga Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Artikuj të tjerë

Back to top button