Gjashtë persona lëndohen rëndë nga mjetet piroteknike

Gjashtë persona janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve nga mjetet piroteknike në natën e ndërrimit të viteve.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla.

Syla tha se njëri nga ta është i lënduar rëndë.

“Gjashtë i kemi të lënduar deri tash, dy me lëndime të fytyrës dhe organeve të të pamurit, ndërsa njëri në gjendje të rëndë”tha drejtori i Emergjencës.

Artikuj të tjerë

Back to top button