Gjendet një mjet shpërthyes i dyshimtë në Prizren, intervenon njësia e deminimit e FSK-së

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të dielën në rrugën “Destan Billusha” në Prizren.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 shtator 2026, rreth orës 15:00.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vend ka intervenuar edhe njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësiti për deminim.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me llojin apo prejardhjen e mjetit.

Artikuj të tjerë

Back to top button