Gjykata në Prishtinë dënon një person nga Gjakova për nxitje të urrejtjes, përmes një komenti në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjobë prej 4,200 eurosh Ilirijan Krasniqin nga Gjakova, pasi e shpalli fajtor për një koment të publikuar në rrjete sociale që, sipas aktgjykimit, përmbante gjuhë nxitëse të urrejtjes
Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj tij, ndërsa gjatë procedurës gjyqësore i akuzuari e pranoi fajësinë dhe kërkoi falje.
Gjykata, pas shqyrtimit të rastit, vendosi ta shpallë fajtor dhe t’i shqiptojë dënim me gjobë prej 4,200 eurosh.
Pas publikimit të aktgjykimit, u bënë edhe reagime publike, ku u kërkua që institucionet e drejtësisë të vazhdojnë trajtimin e rasteve që lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e përçarjes.



