Grabitja e 28 gushtit në Prishtinë: Lokalizohet 25 vjeçari i dyshuar, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar, i dyshuar për një rast të grabitjes të raportuar më 28 gusht në Prishtinë.

Sipas Policisë, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit me inicialet A.F.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Artikuj të tjerë

Back to top button