Gucati paralajmëron protesta të reja: OVL-UÇK-së nuk do të ndalet

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se organizata do të vazhdojë të mbështesë protestat popullore, duke theksuar se ato duhet të jenë paqësore dhe pa dhunë

Gucati tha se OVL-UÇK-ja do të përkrahë edhe protestën e studentëve, si dhe çdo protestë tjetër që organizohet në mbështetje të kërkesave të tyre.

“OVL e UÇK-së gjithmonë do të jetë në mbështetje të çdo iniciative të protestave popullore. Protesta që ne dëshirojmë janë protesta jo të dhunshme, jo të kallim vendin, sepse Kosova është e juaja”, tha Gucati.

Ai u shpreh se Kosova nuk duhet të dëmtohet nga protestat, duke kujtuar sakrificën e bërë për vendin.

“Serbia e ka kallur vendin, ne e kemi shëruar. Ne s’jemi me kallë vendin, por me mbrojt, sepse e kemi ndërtuar me gjak e me mund”, deklaroi ai.

Gucati tha se OVL-UÇK-ja do ta mbështesë protestën e studentëve dhe paralajmëroi se organizata do të diskutojë për protestat e ardhshme.

“Protestën e studentëve sot do ta mbështesim dhe përkrahim, dhe çdo protestë ne do ta përkrahim. Shpresojmë që një ditë, dhe ne do ta mbajmë një. Nesër e kemi kryesinë dhe do të ulemi dhe nuk do të ndalemi me protesta”, tha Gucati.

Artikuj të tjerë

Back to top button