Hapet aplikimi për nga 100 euro për punëtorët e sektorit jo-publik

Ministri në detyrë, Hekuran Murati bëri të ditur se është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik.
Njoftimi i tij:
“Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik
Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.
Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.
Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.
Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.
Kush mund të aplikojë:
– Punëtorët në sektorin privat;
– Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);
– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).
Kriteri i përfitimit:
– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj)”, njoftoi minsitri Murati



