I mituri në Gjakovë therret me thikë, i dyshuari në arrati

Një i mitur është therur me thikë në Gjakovë, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitatre të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajmin e ka konfirmuar Lumni Graishta, Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, i cili tha se i dyshuari është në arrati.

“Rasti ka ndodh rreth orës 12:30, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë, megjithatë për trajtim të mëtutjeshëm i njëjti është transferuar për në QKUK.

” I dyshuari është identifikuar por për momentin është në arrati. Me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor”, thuhet në konfirmim.

Artikuj të tjerë

Back to top button