
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka përditësuar parashikimin e motit, duke njoftuar se në disa rajone të vendit janë zhvilluar vranësira konvektive, të cilat po krijojnë kushte për reshje lokale shiu.
Sipas IHMK-së, reshjet mund të shoqërohen me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në zona të izoluara.
IHMK thekson se reshjet do të jenë lokale dhe nuk do ta përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës.
Instituti bën të ditur se temperatura aktualisht arrin rreth 32 gradë Celsius, ndërsa për shkak të nxehtësisë së grumbulluar dhe paqëndrueshmërisë atmosferike, kushte të tilla pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë lëvizjes në zonat ku mund të zhvillohen stuhi, ndërsa fermerët këshillohen të ndjekin njoftimet meteorologjike për shkak të mundësisë së reshjeve intensive dhe breshrit në disa lokalitete.



