Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë

Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Alban Xhemajli, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi më 1 gusht në fshatin Raushiq (Ramun) të Pejës.

I riu po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij u konfirmua rreth orës 01:10 të mëngjesit të 7 gushtit.

Si pasojë e përplasjes në aksident, shtatë persona pësuan lëndime trupore, ndërsa më rëndë u lëndua motoçiklisti, i cili që nga dita e aksidentit ndodhej në gjendje kritike.

Rasti tashmë është rikualifikuar si aksident trafiku me fatalitet, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.

Artikuj të tjerë

Back to top button