Incident në KEK, një punëtor lëndohet rëndë

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, si pasojë e aksidentit një punonjës ka pësuar lëndime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

KEK-u ka bërë të ditur se për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, aktualisht nuk mund të japë detaje të tjera lidhur me rastin.

Korporata ka njoftuar se do të publikojë informacione të tjera me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente

Artikuj të tjerë

Back to top button