
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka përfunduar me fatalitet sot në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Punëtori që pësoi lëndime të rënda si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Viktima ishte nga fshati Doberdub i komunës së Fushë-Kosovës.
Dyshohet se punëtori ka rënë nga një lartësi e madhe, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit janë njoftuar dhe kanë dalë Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.


