Inspektorati nis aksion ndaj cigareve elektronike dhe shitjes së tyre në afërsi të shkollave

Gjatë aksionit janë realizuar gjithsej 20 inspektime në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë.

Si rezultat i inspektimeve, 3 lëndë janë dërguar në procedurë, është shqiptuar 1 gjobë, ndërsa në një rast është bërë edhe sekuestrimi i cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të ndërlidhura.

Ministria deklaron se inspektimet kanë për qëllim zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike në afërsi të shkollave, veçanërisht për mbrojtjen e të miturve.

“IQMT do të vazhdojë me inspektimet në terren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të respektimit të ligjit, mbrojtjes së konsumatorëve dhe krijimit të një tregu të sigurt dhe të rregullt” thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button