Ka filluar protesta në natën e nëntë në mbrojte të UÇK-së, Prishtina sonte me mijëra protestues

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe të enjten për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim”.
Është dita e nëntë e protestave kundër dënimit të Gjykatës Speciale me 81 vjet burgim ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të protestave, ka bërë thirrje që deri më 1 tetor kur pritet të mbahet marshi i madh i paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, protestuesit të mblidhen çdo natë.

Gjatë kësaj proteste është mbajtur edhe një minutë heshtje për Afrim Bunjakun, rreshterin që u vra tre vjet më parë në sulmin terrorist në Banjskë

Artikuj të tjerë

Back to top button