Katër raste të dhunës në familje u raportuan në polici në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë janë raportuar katër raste të dhunës në familje në lokacione të ndryshme.
Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar dy burra të tjerë më 28.01.2026.Policia bën të ditur se një nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Tutje, në Pejë një grua ka pranuar tretman mjekësor nën dyshimet se e njëjta është sulmuar fizikisht nga një burrë më 28.01.2026.Policia sqaron se viktima pas tretmanit mjekësor është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, në Mitrovicë të Jugut është raportuar se një grua ka kanosur një burrë si dhe ka tentuar ta sulmojë një grua tjetër. Policia njofton se nga e dyshuara, pasi e kanë shoqëruar në stacionin policor, të njëjtës i kanë sekuestruar dy thika të vogla të kuzhinës.
Po ashtu edhe në Mitrovicë të Veriut, më 28.01.2026 një burrë ka raportuar se një burrë tjetër e ka sulmuar fizikisht atë. Policia shprehet se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.



