MAPL, kthen dy vendime në Kuvendin e Ferizajit, pas seancës së parë

Në seancën e parë të rregullt të 30 dhjetorit 2025, Kuvendi Komunal i Ferizajt rezulton se i ka marrë dy vendime të kundërligjshme. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka gjetur se asamblistët e kësaj komune nuk i kanë respektuar ligjet dhe udhëzimet administrative për përfaqësim të barabartë të grave në Komunitetin për Politikë dhe Financa (KPF) dhe për përfshirjen e së paku një anëtari të komuniteve joshumicë në Komitetin për Komunitete (KK).
Për këtë arsye, MAPL ia ka kthyer mbrapsht kryetarit të Kuvendit Komunal, Xhavit Zariqi, të dy vendimet për plotësim-ndryshime. Kuvendi Komunal ua kishte kërkuar mbështetjen për anëtarë të KPF-së asamblistëve të koalicionit lokal, PDK-AAK-Ne Mundemi, Lumije Morina, Arian Imeri, Ejup Delolli, Vanesa Sadriu-Topojani (nga radhët e PDK-ja) dhe Fisnik Nazifit (Ne Mundemi) dhe opozitarëve Brahim Osmani e Yllka Neziri (të dy nga LVV-ja) dhe Visar Azemit (LDK).
Zariqi si kryesues me automatizëm i takon përfaqësimi dhe kryesimi i KPF-së që i diskuton dhe mund t’i kthejë mbrapshtë propozimet e qeverisë lokale para se ato t’i dërgohen Kuvendit Komunal.
Shefki Berisha, nga OJQ “Avonet”, ka thënë se MAPL-ja me të drejtë ia ka kthyer vendimet Kuvendit Komunal për plotësim-ndryshime. “Përbërja e re e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, qysh në mbledhjen e parë të saj, ka filluar të mos i zbatojë plotësisht dispozitat e legjislacionit pozitiv në vendin tonë”, ka thënë Berisha.
ysh në seancën e parë të rregullt të 30 dhjetorit 2025, Kuvendi Komunal i Ferizajt rezulton se i ka marrë dy vendime të kundërligjshme. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka gjetur se asamblistët e kësaj komune nuk i kanë respektuar ligjet dhe udhëzimet administrative për përfaqësim të barabartë të grave në Komunitetin për Politikë dhe Financa (KPF) dhe për përfshirjen e së paku një anëtari të komuniteve joshumicë në Komitetin për Komunitete (KK).
Për këtë arsye, MAPL ia ka kthyer mbrapsht kryetarit të Kuvendit Komunal, Xhavit Zariqi, të dy vendimet për plotësim-ndryshime.Kuvendi Komunal ua kishte kërkuar mbështetjen për anëtarë të KPF-së asamblistëve të koalicionit lokal, PDK-AAK-Ne Mundemi, Lumije Morina, Arian Imeri, Ejup Delolli, Vanesa Sadriu-Topojani (nga radhët e PDK-ja) dhe Fisnik Nazifit (Ne Mundemi) dhe opozitarëve Brahim Osmani e Yllka Neziri (të dy nga LVV-ja) dhe Visar Azemit (LDK).Zariqi si kryesues me automatizëm i takon përfaqësimi dhe kryesimi i KPF-së që i diskuton dhe mund t’i kthejë mbrapshtë propozimet e qeverisë lokale para se ato t’i dërgohen Kuvendit Komunal.“Na e ka kthyer të paligjshëm, duhet me ba edhe një femër anëtare në KPF”, ka thënë Zariqi.
“Patjetër 50 % na e ka lypë”.
Shefki Berisha, nga OJQ “Avonet”, ka thënë se MAPL-ja me të drejtë ia ka kthyer vendimet Kuvendit Komunal për plotësim-ndryshime. “Përbërja e re e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, qysh në mbledhjen e parë të saj, ka filluar të mos i zbatojë plotësisht dispozitat e legjislacionit pozitiv në vendin tonë”, ka thënë Berisha. Çka thotë ligji“Vendimi 01 .Nr. 10 për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Ferizajt, është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, përkatësisht me Ligjin Nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore si dhe me Udhëzimin administrativ (MAP) Nr. 05/2020 për Procedurën e Themelimit, Përbërjen dhe Kompetencat e Komiteteve të Përhershume dhe Komiteteve tjera në Komunë”, ka shpjeguar MAPL gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së vendimit.
Po aty thuhet se në nenin 6, paragrafët 7 dhe 8, të Ligjit Nr:05/L-020 për Barazi Gjinore, parashihet se: ”Organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në të gjitha nivelet, si dhe institucionet tjera publike, janë të obliguara të miratojnë dhe zbatojnë masa të veçanta për të arritur përfaqësimin e gjinisë më pak të përfaqësuar, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve sipas këtij ligji”.Derisa LDK-ja me një anëtar në KPF e VV-ja me përfaqësim të barabartë gjinor kanë thënë se nuk kanë pse t’i ndërrojnë përfaqësuesit në KPF, kryesuesi Zariqi ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Ne Mundemi – me katër asamblistë burra dhe dy gra në KPF, ende nuk e ka ndarë mendjen kush do të largohet nga përfaqësimi sipas kërkesës së MAPL-së.“Ka kërku patjetër me ba edhe një femër dhe realisht neve na takon”, ka thënë Zariqi kur i është thënë se opozita po kërkon që koalicioni duhet ta tërheqë një asamblist burrë dhe ta zëvendësojë me një asambliste grua. “Realisht qashtu është, neve na takon, por Ministria nuk e ka kthyer për atë, por për barazi gjinore”.
Për Berishën është e habitshme sesi subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, “të cilat përfaqësohen nga disa përfaqësues tashmë me përvojë të konsiderueshme në organin më të lartë të komunës, kanë vepruar në këtë mënyrë, duke shkelur dhe mosrespektuar kërkesat ligjore.
Flamur Istrefi, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj, ka akuzuar koalicionin lokal se qëllimisht ka shkelur ligjet për përfaqësim të barabartë gjinor dhe të komuniteteve joshumicë. “Ky nuk është as gabim teknik e as rastësi. Është pasojë e një qasjeje përjashtuese të koalicionit, i cili qëllimisht ka anashkaluar barazinë gjinore për interesa të brendshme politike”, ka thënë ish kryetari i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt. “Kur ligji shkelet kaq hapur, atëherë flasim për papërgjegjësi institucionale”.
Berisha nga “Avonet” ka thënë se të dy aktet normative parashohin që përfaqësimi në organet e të gjitha niveleve në Kosovë “duhet të reflektojë përfaqësim të barabartë gjinor, me synim arritjen e përfaqësimit prej 50% burra dhe 50% gra”.
Ndryshe prej legjislaturës së kaluar lokale kur komuniteti ashkali kishte anëtare të Kuvendit Komunal, Pakize Bujanin, partitë lokale të ashkalinjve dhe të romëve nuk ia dolën ta fitonin asnjë mandat në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndërkaq Danush Ademi ishte nënkryetar nga radhët e komuniteteve.
MAPL-ja ia ka dhënë Kuvendit Komunal të Ferizajt tridhjetë ditë afat për ndryshimin e vendimeve sipas kërkesave ligjore për përfaqësim të barabartë gjinor në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe për përfaqësim ligjor në Komitetin për Komunitete.
Kryesuesit Zariqi i ka shkuar më 13 janar edhe një kërkesë për aprovim në seancën e nesërme dhe që lidhet me përfaqësimin e komuniteteve joshumicë të Ferizajt.Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i ka propozuar Kuvendit që t’ia mbështetë propozimin që Jeton Emiri të zgjidhet nënkryetar i Ferizajt nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Aliu, duke iu referuar aspekteve ligjore, ka thënë se edhe në rastin kur përqindja e popullsisë joshumicë është më e vogël se 10 %, emërimi i nënkryetarit të komunës nga radhët e komuniteteve joshumicë, mund të bëhet me vendim të Kuvendit Komunal.



