
KEDS ka njoftuar konsumatorët në Ferizaj se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e situatës së krijuar nga erërat e forta.
Sipas njoftimit të KEDS-it, erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme dhe avari të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike.
“Si rezultat i situatës aktuale, ku erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe avari të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike, dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës, KEDS njofton publikun për nevojën e domosdoshme për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj. Kjo ndërprerje është si masë preventive me qëllim sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. Ekipet tona janë në terren dhe në koordinim të plotë me institucionet gjegjëse” – thuhet në njoftimin e KEDS-it.


