Keir Starmer jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe

Keir Starmer, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe si udhëheqës i Partisë Laburiste.
Në një deklaratë të dhënë jashtë rezidencës në Downing Street 10, ai tha se çdo vendim gjatë mandatit të tij është marrë duke “vendosur në plan të parë vendin që e dua”.
Starmer u shfaq dukshëm i emocionuar gjatë fjalimit, ku falënderoi bashkëshorten e tij, “Vic”, të cilën e përshkroi si “mbështetjen e tij kryesore”, si dhe theksoi dëshirën për të qenë “babai më i mirë që mundet” për fëmijët e tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se do të qëndrojë në detyrë deri sa Partia Laburiste të zgjedhë një lider të ri, duke kërkuar që procesi të përfundojë para rikthimit të Parlamentit në shtator.



