
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 176 mijë e 498.50 eurosh për ndërtimin e linjës elektrike 6.3 kV dhe një trafostacioni me kapacitet prej 630 kVA.
Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, kontrata ka për objekt “Ndërtimin e LP 6.3 kV dhe Trafostacionit 6.3/0.4 kV, 630 kVA”, ndërsa qëllimi i projektit është rritja e sigurisë teknike.
Kontrata është lidhur me kompaninë Power Engineering SH.P.K., me seli në Prishtinë, më 26 gusht 2026. Për këtë aktivitet të prokurimit ishin pranuar gjithsej gjashtë tenderë, por vetëm një prej tyre ishte vlerësuar si i përgjegjshëm.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 200 mijë euro, ndërsa kontrata përfundimtare është nënshkruar për 176,498.50 euro. Punët janë paraparë të realizohen brenda tre muajve.
Aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 27 janar 2026, ndërsa njoftimi për dhënien e kontratës ishte publikuar më 3 gusht 2026



