
Kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, bashkë me prokurorin Ersan Qavolli, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e protestës për rastin e Arlinda Zekajt.
Në takim, protestuesit kanë shprehur qëndrimet e tyre karshi situatës.
kryeprokurori i shtetit, ka theksuar se po ndërmerren veprimet e domosdoshme për përgjegjësit eventual brenda sistemit për rastin e të ndjerës Zekaj.
Protestuesit u pritën institucionalisht vetëm nga kryeprokurori Gashi deri tani, ndërkaq dje është bërë e ditur se është pranuar dosja e së ndjeres Zekaj, nën dyshimin se policë prokurorë e gjyqtarë e neglizhuan rastin e saj



